Thaçi: Më vjen keq që në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Rugova dhe Demaçi

04 prill 2023 | 12:59

Ish-presidenti Hashim Thaçi sapo ka përfunduar fjalën e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës, deklaratën e dhënë pa betim gjatë së cilës ka mohuar edhe njëherë të gjithë akuzat me të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Thaçi ka thënë se i  vjen keq që në këtë proces nuk mund të dëshmojnë ish presidenti Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi.

“Viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër”, ka deklaruar Thaçi ndër të tjera.

Ish-kreu politik i UÇK-së ka treguar motivin që e shtyri të kthehet nga Zvicra për t’iu bashkuar luftës në Kosovë kundër regjimit të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serb në vitin 1998, e që ishte masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Gjithë konflikti, deri te çlirimi i Kosovës nuk do të ngjante pa ndihmën e aleatëve ndërkombëtar, për çka është shprehur se i vjen keq që në procesin gjyqësor ndaj tij nuk do të mund të dëshmojnë ish-sekretarja e shtetit Madeleine Albright, ish-ambasadori Richard Holbrooke e po ashtu edhe figurat vendore, përfshirë ish-presidentin Ibrahim Rugova, Fehmi Agani dhe Adem Demaçi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Hashim Thaçi sapo ka përfunduar fjalën e tij para…