Thaçi: Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar

29 dhjetor 2019 | 12:12

Presidenti i Shqipërisë, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Mehë Uka, në 23-vjetorin e rënies së tij.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Mehë Uka ka qenë vizionar dhe atdhetar i dëshmuar.

“Sot kujtojmë Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3317746614962341/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i foshnjave të lindura në Qendrën Klinike Universitare të…