Thaçi: Meidani ishte presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën
17 gusht 2020
| 20:46
Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e vlerësimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta.
Thaçi ka thënë se në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri.
“Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.