Thaçi merr përkrahjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Në profilin e vet në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se Gjermania vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/