Thaçi merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes” në Tiranë
18 nëntor 2019
| 10:37
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.
Presidenti Thaçi në panelin hyrës do të flasë për rolin e fesë në ndërtimin e paqes në Kosovë.
Në këtë konferencë marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota.