
Thaçi merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019
25 tetor 2019
| 14:10
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore 2019 në Tiranë, i cili organizohet nga Federata Universale e Paqes.
Në këtë samit, presidenti Thaçi do të flasë për perspektivën e paqes në Ballkan.
Samiti zhvillon punimet prej 25 deri më 27 tetor dhe tema kryesore të tij janë paqja, siguria dhe zhvillimi human i Evropës Juglindore.
/Epoka e re/