
Thaçi merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit
26 janar 2020
| 19:16
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë nesër në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Prizren.
Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kujtojmë se gjashtë milionë hebrenj u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.