Thaçi, mirënjohës për meshën e Kishës Katolike për Demaçin
29 korrik 2018
| 14:57
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i është mirënjohës Kishës Katolike e cila të dielën ka mbajtur një meshë në nderim të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“Mirënjohës për Kishën Katolike, për organizimin e meshës për shpirtin e veprimtarit, Adem Demaçi. Ai ishte i drejtpërdrejtë, tolerant, mendjehapur, kampion i fjalës së lirë. Dritë pastë shpirti i tij!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2073759296027752/