Thaçi, mirënjohës për ndihmën e Turqisë, falënderon Erdoganin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se sot është pranuar një pako me ndihma nga Turqia. Sipas tij, këto janë ndihmat e para që merr Kosova.
Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për ndihmën e dhënë në situatën e krijuar nga COVID 19.
“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk që na ka dalë në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Por, pos Turqisë, ditë më parë Kosovës ia ka dhuruar rreth gjysmë milion euro Norvegjia për blerjen e respiratorëve, ndërsa Zvicra i ka dhuruar 500 mijë franga.
Kosovës i ka dërguar ndihmë edhe Organizata Botërore UNICEF.