Thaçi mirëpret denoncimin e Kongresit Amerikan për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

28 qershor 2018 | 21:16

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, lidhur me miratimin e një Rezolutë me të cilën ka dënuar dhe denoncuar ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999, në Serbi.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë heronj të përbashkët, të cilët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për vlerat dhe idealet e njëjta.

 

“Komisioni për Punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, sot ka miratuar një Rezolutë me të cilën ka dënuar dhe denoncuar ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi, në vitin 1999, në Serbi. Për trimërinë dhe sakrificën e tyre gjatë luftës, si dhe për kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ditë më parë, me urdhrin “Heroi i Kosovës” i kam dekoruar tre vëllezërit Bytyçi, Yllin, Mehmetin dhe Agronin. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë heronj të përbashkët, të cilët kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën e tyre për vlerat dhe idealet e njëjta”, ka shkruar Thaçi në profilin e  vet në “Facebook”.

Dekorimet e Thaçit për vëllezërit Bytyçi

No automatic alt text available.

Image may contain: text

No automatic alt text available.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës nuk përmbush plotësisht minimumin e standardeve për…