
Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat Kosovë-Serbi
14 gusht 2020
| 10:20
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur caktimin e datës për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
“E mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.
Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por agjenda ndryshoi për shkak të propozim-aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.