Thaçi mirëpret vendimin e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kritikon qasjen ndaj Kosovës

24 mars 2020 | 16:10

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

Pavarësisht kësaj, Thaçi ka thënë se BE-ja është duke vazhduar ta diskriminojë Kosovën.

“Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nju Jorku, është një nga tre shtetet amerikane më të…