Thaçi mirëpret votimin e rezolutës për dialogun
15 dhjetor 2018
| 20:03
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot Rezolutën për dialogun me Serbinë e propozuar nga PSD-ja.
Pas miratimit të rezolutës ka reaguar presidenti Hashim Thaçi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se mirëpret vendimin për krijimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë i udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
“Do të bashkëpunoj me ta në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që do të hap dyert e OKB, NATO dhe BE-së për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.