Thaçi: Misioni i Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi i dizajnuar të dështojë

20 mars 2020 | 19:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, folur për emërimin e Miroslav Lajçak nga Bashimi Evropian si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi ka reaguar duke “e uruar” e duke përkujtuar se ai është kundër Kosovës së pavarur.

“BE zyrtarisht ka emëruar të dërguarin special në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, E uroj atë për marrjen e detyrës”.

“Por që misioni i ri i tij është i dizajnuar që të dështojë për shkak të asaj që ka bërë për ta penguar Sllovakinë për ta njohur Kosovën dhe votimin kundër Kosovës për ulëse në UNESCO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, të enjten, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian edhe zyrtarisht janë pajtuar që Miroslav Lajçaku të jetë përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës e Serbisë.

Postimi i plotë:

EU officially appointed a Special Envoy on the dialogue between Kosovo & Serbia. I congratulate him for the nice job he got. But his new mission is designed to fail due to his record to stop Slovakia to recognize Kosovo & the vote against Kosovo’s seat in UNESCO./Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vënë edhe Barcelona në gjurmët e mbrojtësit të Leipzig,…