Thaçi mohon lajmin se është intervistuar nga Gjykata Speciale
09 shkurt 2019
| 19:39
Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar lajmin e publikuar në gazetën serbe “Novosti” se ai është intervistuar nga Gjykata Speciale.
“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka shkruar Thaçi.