Thaçi mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito
22 tetor 2019
| 14:45
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Naruhito.
Perandori Naruhito, në një ceremoni të vjetër me traditë 1000-vjeçare, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të 180 vendeve të botës, ka promovuar marrjen e fronit perandorak që e ka trashëguar në prill të këtij viti, pas abdikimit të atit të tij, Perandorit Akihito.
Ndërsa në mbrëmje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare në Pallatin e Perandorit.