Thaçi: Mosarritja e konsensusit për dialogun, për keqardhje

03 gusht 2018 | 11:27

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qëllimi i këtyre konferencave të tij për medie ka të bëjë me rritjen e transparencës lidhur me zhvillimet në vendin tonë, duke përfshirë edhe procesin e dialogut me Serbinë.

Thaçi ka thënë se debati për procesin e dialogut me Serbinë është mëse i rëndësishëm për Kosovën.

Ai ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë ka të vetmin synim arritjen marrëveshjen për njohjen reciproke.

Më tutje, Thaçi ka folur edhe për debatin parlamentar për dialogun. Ai ka thënë se disa nga fjalimet e deputetëve kanë qenë racionale dhe disa të zjarrta.

“Kuvendi i Kosovës është institucioni kryesor, mbikëqyrës i cili duhet ta thotë fjalë kryesore për këtë proces”, ka deklaruar Thaçi, raporton “Epoka e re”.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se paaftësia në mes të partive politike për arritjen e konsensusit janë për keqardhje. “Kuvendi nuk ka rritur të dalë me një platforme ose një rezolutë për dialogun”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se disa përfaqësues të partive politike kanë potencial negativ për ta penguar dialogun.

Presidenti Thaçi ka bërë me dije se takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në muajin shtator.

“Kosova duhet të mbetet e përfshirë në dialog në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që qytetarët e Kosovës ta thonë fjalën e tyre për këtë proces.

Thaçi ka pohuar se për këtë çështje është duke zhvilluar një debat institucional për çështjen e referendumit, pasi Kosova nuk ka një ligj për këtë çështje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së premte.…