Thaçi ndan “Urdhrin e Lirisë” për veprimtarin Brahim Zeka

05 korrik 2019 | 14:58

Për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, pas vdekjes, presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” veprimtarin Brahim Zeka.

“Për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, pas vdekjes, me Urdhrin e Lirisë e dekorova veprimtarin Brahim Zeka. Në emër të familjes, këtë dekoratë e pranuan deputeti Milaim Zeka, e përndjekura politike Habibe Zeka, e cila ishte edhe pjesëtare e lëvizjes së ilegalitetit kombëtar, si dhe ish i burgosuri politik Fatmir Krasniqi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Hashim Thaçi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari dhe Barcelona janë gjithnjë e më afër. Sipas raportimeve…