Thaçi ndan urdhrin ‘Hero i Kosovës’ për katër dëshmorë nga Malisheva
28 qershor 2019
| 11:50
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës” katër dëshmorë nga komuna e Malishevës.
“Urdhrin ‘Hero i Kosovës’ sot e ndava për katër dëshmorë nga komuna e Malishevës, për Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe heroizmi i dëshmorëve janë nderi dhe krenaria e popullit tonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/