Thaçi ndan urdhrin ‘Hero i Kosovës’ për të gjithë dëshmorët e betejës së Pashtrikut
Të hënën është shënuar 20-vjetori i operacionit “Shigjeta” dhe luftimeve në Pashtrik. Për nderë të këtij përvjetori presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar një tubim në Pashtrik.
Në këtë tubim akademi, presidenti Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” të gjithë dëshmorët e rënë në betejën e Pashtrikut.
“Duke u mbështetur në kompetencat e mija kushtetuese dhe ligjore, të gjithë dëshmorët e rënë në betejën e do të nderohen me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, ka thënë Thaçi, duke bërë me dije se nesër (e martë) në një akademi përkujtimore.
Më tutje, Thaçi ka thënë se beteja e Pashtrikut ishte një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Projekti ‘Shigjeta’ me organizimin, me vendimmarrjen, me jehonën e brendshme dhe ndërkombëtare, ishte kryeprojekti i betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.
Në betejën e Pashtrikut kanë rënë heroikisht 19 dëshmorë dhe janë plagosur rreth 140 luftëtarë të UÇK-së
Këta janë dëshmorët e dekoruar nga Thaçi me urdhrin “Hero i Kosovës”:
1. Abdurrahman Gërdellaj
2. Aliriza Selmani
3. Astrit Suli
4. Avdi Xhaçku
5. Bafti Haxhiu
6. Bedri Gashi
7. Beran Gashi
8. Ejup Kosumi
9. Florim Rushiti
10. Gani Saramati
11. Halil Gashi
12. Lulzim Llugiqi
13. Safet Peci
14. Sali Saramati
15. Sali Zenuni
16. Selver Maçkaj
17. Shpend Berisha
18. Xhelal Sopi
19. Zejnullah Zena
/Epoka e re/