Thaçi: Nderim i përjetshëm për 200 gra e burra që humbën jetën në shërbim të KFOR-it
10 nëntor 2019
| 09:49
Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot presidenti Hashim Thaçi ka nderuar sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
“Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.