![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/thaci-10.jpg)
Thaçi nderon me medalje presidenciale babain e vëllezërve Demaku
20 shkurt 2020
| 14:10
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale atdhetarin Haxhi Demaku.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se familja Demaku nuk ka kursyer asgjë për lirinë e Kosovës.
“Për kontributin e madh në luftën çlirimtare, me Medaljen Presidenciale sot e dekorova atdhetarin Haxhi Demaku. E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, duke u vënë në mbrojtje të atdheut me tërë anëtarët e familjes dhe duke u bërë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Haxhi Demaku, është babai i vëllezërve Demaku nga Drenasi.
/Epoka e re/