Thaçi nderon me Medalje Presidenciale të Meritave Haxhi Krasniqin

14 tetor 2020 | 13:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqi.

Më këtë rast, ai boksierit nga Juniku i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport.

“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi .Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/355086549148883/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…