Thaçi nderon me titullin ‘Hero i Kosovës’ tetë dëshmorë nga Hasi
24 nëntor 2019
| 16:36
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të 28 Nëntorit, ka nderuar me titullin “Hero i Kosovës” tetë dëshmorë nga Hasi.
Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ish-deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj.
“Në vigjilje të festave të Nëntorit, shkëlqesia e tij presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u jep titullin ‘HERO TË KOSOVËS’ 8 dëshmorëve nga HASI!”, ka shkruar Çoçaj.
/Epoka e re/