Thaçi në 70-vjetorin e NATO-s: Kosova, e gatshme të kontribuojë më shumë për paqen
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 7-vjetorit të themelimit të NATO-s, ka thënë se kjo organizatë vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë.
Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë më shumë për paqen.
“Në përvjetorin e 70-të të themelimit të Aleancës Veriatlantike, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të saj për tërë botën. Si bashkësi e popujve dhe shteteve që punon pareshtur për forcimin e paqes, NATO-ja vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë. Jemi të lumtur që e kemi NATO-n në Kosovë, por dëshirë e jona është që edhe Kosova të jetë në NATO. Rrugëtimin euroatlantik duam ta vazhdojmë si vend anëtar i NATO-s dhe për këtë po punojmë pandërprerë. Në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/2577263505677326/?type=3&theater