Thaçi në Berlin nënshkruan kopje të librit biografik
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka treguar se gjatë vizitës zyrtare në Berlin ka nënshkruar edhe disa kopje të librit biografik.
Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se në Berlin ka takuar edhe shumë miq të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë Thaçit:
Mbrëmë, pas ligjëratës në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për përfaqësues shtetërorë, diplomatë, profesorë, gazetarë dhe pjesëmarrës të diasporës sonë, kam nënshkruar kopje të librit biografik “Neë State, Modern Statesman” të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
Aty takova shumë miq të Kosovës, të cilët tash e dy dekada kanë mbështetur aspiratat e popullit të Kosovës. Berlini është njëra ndër adresat më të rëndësishme politike në Evropë.