Thaçi: Në dialog me Serbinë duhet mençuri e jo patriotizëm nëpër akademi
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në dialogun me Serbinë duhet mençuri e shkathtësi. Ai ka thënë se dallon paraqitjet nëpër akademi përkujtimore me dialogun me Serbinë.
Këtë përgjigje Thaçi e ka thënë kur është pyetur se si i komenton deklaratat e Ramush Haradinaj dhënë një ditë më parë në një akademi përkujtimore se kufijtë do t’i ruajnë edhe nga Presidenti i Shtetit.
“Ajo që duhet të bëjmë është se kjo fazë përpos patriotizmit të paraqitur në akademi përkujtimore kërkon mençuri, shkathtësi, largpamësi dhe përgjegjësi shtetërore. Par paraqitja në akademi dallon nga përfaqësimi i Kosovës në tavolinë përballë Serbisë”, ka thënë Thaçi.
Ramush Haradinaj të premten, në kohën kur ishte bashkë me Thaçin gjatë inaugurimit të një kompleksi memorial në Marinë të Skenderajt i tha se duhet t’i ruajmë kufijtë edhe prej atyre që ajnë pjesë e kësaj ceremonia.
“Çfarë borxhi tjetër iu kemi atyre që kanë rënë për liri, është thjeshtë. Iu kemi borxh me e forcua lirin atë për të cilën kanë ra [dëshmorë]; Me u forcua si popull me u forcua në politikë, në ekonomi të brendshme, të jashtme, me e ruajt Kosovën me e ruajt territorin e saj, me i ruajt edhe kufijtë e vet të paprekshëm prej askujt qoftë ai këtu me ne, qoftë ai tjetër kund për shkak se këta kufij na i kanë lënë amanet këta që po i rehatojmë”, ka thënë Haradinaj.