Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Ata janë e ardhmja
01 qershor 2020
| 10:21
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës.
Sipas tij, investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.
“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë”.
“Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)