Thaçi: Në ditët e ardhshme Kosova do ta ketë qeverinë e re

22 prill 2020 | 18:11

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se sapo ka përfunduar takimin me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas, tij, nga 120 deputetë, përfaqësuesit e 91 prej tyre u shprehën për krijimin e një Qeverie të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Unë do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja. Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përjashto vetëm Lëvizjen Vetëvendosje, të gjitha partitë e tjera politike…