Thaçi: Në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime kryetarit Daci dhe familjes së tij
26 janar 2019
| 17:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Nexhat Dacit.
“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.