Drejtori i KEK-ut: Në gjashtëmujorin e këtij viti profiti i Korporatës është 8 milionë euro
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë tejkaluar të gjitha parashikimet, duke thyer rekorde në mihje, rezerva të thëngjillit, prodhim në “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Sipas tij, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, profiti i kësaj korporatës është 8 milionë euro.
“Edhe ‘Blloku A3’ në finalizim të remontit, në kohë dhe gjithçka siç është parashikuar. Nga java tjetër KEK-u me kapacitete të plota në prodhim. Kënaqësi dhe krenari me rezultatet e punës në ‘Kosova A’, sikurse edhe në të gjitha njësit tjera të KEK-ut. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi tejkaluar të gjitha parashikimet dhe kemi thyer rekorde në mihje, rezerva të thëngjillit, prodhim në ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’. Rezultati, 8 milionë euro profiti i Korporatës. Edhe në pjesën e dytë të këtij viti duke e parë disponimin dhe përkushtimin e gjithë punëtorëve jam i bindur se do kemi rezultate edhe më të mira. Krenar që jam në krye të këtij gjiganti që është shembulli më i mirë dhe i vetëm i rezultateve dhe suksesit të një Kompanie Publike”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.