Thaçi në Itali, fton kompanitë italiane të investojnë në Kosovë
Zëvendësministri i parë i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.
Më këtë rast ai ka vizituar fabrikën ‘Weight Pack’, e cila merret me prodhimin e makinerisë të industrisë se qumështit dhe produkteve tjera elementare. Zëvendësministri Thaçi është impresionuar më punën që kryen kjo fabrikë.
Kjo vizitë e Thaçit pason pas vizitës se drejtorit të kësaj kompanie realizuar ditë më parë në Kosovë. Kjo fabrikë ka një numër të madh të punëtoreve dhe është e shtrirë në shumë vende të botës. Përfaqësues i kësaj kompanie për vendet e Ballkanit përfshire Kosovën dhe Shqipërinë është Ragip Berisha një mërgimtarë i Diasporës nga komuna e Malishevës.
Pikërisht, kjo kompani ka shprehur interesim që të shoh mundësitë për të investuar në vendin tonë. Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Itali pritet të marrë pjesë në një tryezë diskutimi ku të ftuar janë një grup investitorësh italian, Oda Ekonomike Italiane dhe kryetari i komunës Curtatone (Mantova)