Thaçi në Japoni premton park biznesi për bizneset japoneze
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Anë, është zotuar se Kosova do të hap një park biznesi për bizneset japoneze.
Thaçi ka thënë se është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, kemi biseduar për ndërmarrjen e hapave konkretë për të rritur lidhjet ndërmjet dy shtete tona. E falënderova kryeministrin Abe për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtetndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën e mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, derisa iniciativa e kryeministrit Abe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese. Tanimë në Kosovë kemi investitorë japonezë dhe kërkuam që edhe më shumë prej tyre të vijnë në shtetin tonë. Ne u zotuam se do të krijojmë një park biznesi për bizneset japoneze”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në në “Facebook”.
/Epoka e re/