Thaçi: Në Munih do të flas për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

16 shkurt 2019 | 11:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Konferenca e Sigurisë në Munih këtë vit ka në fokus bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes në Evropë dhe tregtinë ndërkombëtare. 

“Një vëmendje të veçantë ka edhe Ballkani Perëndimor dhe përpjekjet tona për të forcuar paqen në rajon. Diskutimet me liderë botërorë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Edhe në fjalimin tim pasdite do të flas për domosdoshmërinë për arritjen e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë vit rajoni po përmbyll dy çështje të mëdha, atë të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar gjithë qytetarët e…