Thaçi në orën 17:00 takohet me Lajçakun

16 qershor 2020 | 13:43

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçakun pritet të vijë të martën në Kosovë.

Është paralajmëruar që Lajçak do të zhvillojë disa takime të martën, përfshirë edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky takim pritet të ndodhë në zyrën e presidentit në ora 17:00.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 17:00, në zyrën e presidentit”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra e Presidentit dhënë Radios Evropa e Lirë.

Më herët gjatë ditës gjatë një konference për media, Thaçi kishte thënë se nuk do të takohet me të dërguarin e BE-së, nëse ai nuk ka diçka konkrete për të thënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë basketbollistë të Kosovës luajnë me sukses në skuadrat evropiane.…