Thaçi në Paris afër Merkelit dhe Trumpit
11 nëntor 2018
| 12:15
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është rezervuar një vend i veçantë gjatë ceremonisë së shënimit të përfundimit të luftës së parë botërore në Paris.
Presidenti Thaçi shihet afër kancelares Angela Markel dhe presidentit të ShBA-ve, Donald Trump. Me këtë veprim Franca e ka nderuar presidentin Thaçi, duke e ulur me liderët më të fuqishëm botërorë.