Thaçi në Paris takon kryediplomatin kroat, flasin paqen dhe stabilitetin në Ballkan
12 nëntor 2019
| 17:07
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Paris ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.
Thaçi ka thënë se gjatë bisedës janë pajtuar se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik
“Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris takova edhe ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Me ministrin Grlic-Radman u pajtuam se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/