Thaçi në Paris, thotë se do të lobojë për liberalizimin e vizave

10 nëntor 2018 | 12:31

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Paris me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Thaçi nga Parisi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj asnjë vend të Bashkimit Europian për rezervat që kanë në procesin e liberalizimit të vizave. Të gjitha kriteret i kemi plotësuar”.

“Unë do ta shfrytëzojë mundësinë që me të gjithë liderët maksimalisht të diskutojmë për këtë çështje”.

“Besoj që edhe Macron do të  jetë mbështetës i këtij procesi”.

“Do të jetë një rrezik, jo me fajin tonë që nëse Kosova këtë herë nuk hynë në agjendë, liberalizimi të shtyhet për periudhë të pacaktuar”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar…