Thaçi në Paris, zotohet se nuk do të diskutohet për dialogun
26 tetor 2018
| 11:19
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në takimin e Parisit më 11 nëntor.
Por, atje presidenti Thaçi, ka thënë se nuk do të diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse në këtë takim do të jetë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Mediet kanë raportuar se në takimin e Parisit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit do të diskutohet edhe për dialogun.