Thaçi në Pejë: Fjalët e kongresistit Engel, shpresë për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës

05 maj 2019 | 15:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë, janë mbledhur në Pejë në një tubim përkujtimor për t’i nderuar 183 dëshmorët e kësaj zone, të cilët kanë humbur jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fillimisht janë bërë homazhe tek shtatorja e Haxhi Zekës dhe Shkëlzen Haradinajt, si dhe tek pllaka që mbanë emrat e të rënëve të luftës.

Pas homazheve, presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se është nder i madh për të gjithë që të respektojmë këtë ditë historike për kombin, Ditën e Dëshmorëve.

“Sot nderojmë dëshmorët e Pejës me rrethinë dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Askush nuk është i përkryer por jemi duke e bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kujtojmë sot edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë duke vrarë rreth 13 mijë e 500 civilë, mbi 800 masakra e rreth 20 mijë dhunime. Fjalët e kongresistit Eliot Engel, në Kongresin Amerikan ishin shpresë për ne për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima”, ka deklaruar Thaçi. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lidhje me vendosjen e tabelave në gjuhën greke në…