Thaçi: Në Uashington do të informohemi për të gjitha temat që do të hapen me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në emisionin “Frontal” në “T7” për çështjet që do të diskutohen në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Thaçi në këtë emision ka thënë se raportet Kosovë-Serbi nuk janë vetëm ekonomike.
“Natyrisht raportet Kosovë-Serbi nuk janë vetëm ekonomike, gjithçka është politike, mund të hapen edhe tema të cilat kanë mbetur pezull, për diçka të tillë pres që të informohem me të arritur në Uashington”, ka thënë Thaçi.
Më tutje, presidenti Thaçi ka mohuar se në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet për shkëmbim me territore.
“Ne si Uashington shkojmë me flamurin e integritet territorial të Republikës së Kosovës, deifinivisht nuk do të ketë diskutime të tilla, as nuk ka pasur më herët as nuk do të ketë pastaj. Natyrisht se për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendet duhet të formojnë ekipet e tyre të ekspertëve për të bërë demarkimin e kufirit”.
“Ne kemi pasur biseda dhe prezantime që i kemi zhvilluar më herët, unë vazhdimisht kam qenë i bindur de vazhdoj të besoj fuqishëm se komuniteti shqiptar që jeton në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc është i diskriminuar në Evropë. S’janë të mjaftueshëm dy aspo tre deputetë që përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë, prandaj përfshirja e kësaj hapësire në territorin e Kosovës, pa e cenuar territorin e Kosovës ka qenë zgjidhja më e mirë, po e di që është shumë e vështirë”, ka theksuar Thaçi.