Thaçi në varrimin e Shirakut kujton fjalimin e tij për Kosovën të vitit 1999

30 shtator 2019 | 11:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Francës, Zhak Shirak.

Thaçi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se Shiraku ka mbështetur aspiratën e Kosovës për liri. “Presidenti Chirac mbështeti aspiratën e Kosovës dhe doli kundër fushatës së gjenocidit dhe pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Thaçi, duke e publikuar edhe një pjesë të fjalimit të Shirakut për Kosovën në vitin 1999.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në ceremoninë mortore të presidentit Chirac në Paris, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të madh të popullit tonë.

Presidenti Chirac mbështeti aspiratën e Kosovës dhe doli kundër fushatës së gjenocidit dhe pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit.

Ja se çfarë thoshte Chirac në vitin 1999:
“Sjellja e autoriteteve serbe është e papranueshme. Evropa nuk mund të pranojë që në tokën e vet të mbajë një njeri dhe një regjim që afër dhjetë vjet është angazhuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe tash në Kosovë, në operacione të pastrimit etnik, të vrasjeve dhe masakrave, të destabilizimit të të gjithë rajonit. Me pasojë 200 mijë të vrarë dhe me miliona të zhvendosur. Sa familje të shqyera, sa qytete martire? E pra, u bë mjaftë. Çdo gjë është provuar për t’iu dhënë fund këtyre praktikave të mizorisë. Duhet që sot të ndalen ingranazhet e barbarisë dhe t’ia largojmë këtij regjimi mjetet me të cilat është pajisur për t’i kryer këto operacione. Për muaj të tërë, amerikanët, evropianët, rusët, së bashku kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ta gjetur një zgjidhje të ekuilibruar dhe paqësore. Kjo ndodhi në veçanti në Francë gjatë takimeve në Rambuje. Dhe përballë refuzimit kryeneç të qeverisë serbe dhe të presidentit të saj, u desh që të vendosim ta përdorim forcën”, kishte thënë asokohe presidenti Chirac.

Populli i Kosovës të është përjetësisht mirënjohës. Prehu në paqe, President!

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3034679009935771/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka injoruar zërat se ai…