Thaçi në vendlindje, i buzëqeshur pranë prindërve
28 qershor 2020
| 20:18
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur që këtë vikend ta kalojë me prindërit e tij në vendlindje.
Sonte kur pritej që Thaçi t’i drejtohej qytetarëve nga zyra e tij, ai zgjodhi që të qëndrojë në Burojë. Këtë e ka bërë me publike vet presidenti, pasi që ka postuar një fotografi me babain dhe nënën e tij, në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt.
Zyra e Presidentit ka njofuar se nesër (e hënë) duke filluar nga ora 20:00 presidenti Thaçi parashihet të flasë lidhur me situatën e tanishme.