Thaçi: Nën udhëheqjen e Trumpit procesi i dialogut do të përmbyllet me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se nën udhëheqjen e Trumpit dhe të emisarit të tij për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet dy shteteve.
“Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të ShBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/