Thaçi, nënave gjakovare: Kriminelët që kanë kryer krime s’mund të kthehen në Kosovë

28 gusht 2018 | 11:30

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e ndjen dhimbjen për humbjen e me të dashurve të nënave gjakovare.

Ai i ka siguruar ato dhe të gjithë qytetarët e Kosovës së kriminelët që kanë kryer krime kurrë nuk do të mund të kthehen në vendin tonë.

“Me nënat gjakovare dhe të gjitha nënat kosovare e ndjej dhe ndaj dhembjen për humbjen e me të dashurave të tyre. I siguroj ato dhe gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Thaçi ka theksuar se nuk do të harrojnë kurrë çfarë kemi përjetuar si popull. “Me respektin më të madh ju thërras për tolerancë dhe mirëkuptim. Por, edhe në rast se ju veproni ndryshe, unë përsëri ju kuptoj dhe respektoj njësoj. Një nënë është nënë kudo në botë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Ajo ka nevojë të derdhë lot dhe të vendosë lule pranë varrit të djalit, vajzës, burrit, motrës, mbesës apo nipit. Të njëjtën të drejtë e ka edhe një baba, një vëlla apo një motër. Secili ka të drejtë ta shuajë mallin dhe të shprehë dhembjen për më të dashurit e tij”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turneu i tenisit “US Open” rezervoi një surprizë të bujshme…