Thaçi: Nënshkrimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, fitore e vlerave perëndimore
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik.
“Nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik”.
“E përgëzoj gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur, e cila padyshim do të sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin tonë. Ndërsa, marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/