Thaçi: Nëse dikush nga familja e Vjosa Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë i kam luftuar ata
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, duke thënë që dikush nga familja e saj, i ka shërbyer Serbisë.
“Projektet e mia kanë qenë gjithmonë për t’u përballur me Serbinë dhe kështu kemi fituar lirinë dhe pavarësinë. Nëse dikush nga Osmani i ka shërbyer Serbisë në atë kohë, unë i kam luftuar ata”.
“Po të isha në vend të Osmanit do të isha djersitur. Do të flas shumëçka nëse ajo vazhdon të shpifë”, ka thënë Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.
“Jam gjithmonë i përkushtuar që ta shtroj çdoherë çështjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me ju bashkëngjit territorit të Republikës së Kosovës. Këtë e kam potencuar kudo dhe nuk do të lejoj forum ndërkombëtar që nuk do ta përsëris”.
“Askush nuk do të nënshkruajë një marrëveshje që cenon shtetin. Në anën tjetër askush nga ne s’po kërkon që ta cenojë shtetin”.
Ndryshe Osmani dje gjatë një konference për media, ka thënë që Thaçi duhet të sqarojë a qëndron ende prapa idesë për korrigjim të kufijve.