Thaçi: Nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend do ta bëjë përmes konferencës për media

04 mars 2020 | 12:51

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë është i interesuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në SHBA.

Ai ka thënë se nëse i pamundësohet raportimi në Kuvend, do ta bëjë përmes konferencës për media.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informojë Kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar. Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington”, ka deklaruar sot Thaçi në një prononcim për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti “Liria në botë 2020”, i “Freedom House” edhe sivjet…