Thaçi nesër pritet të takohet me Borellin
29 janar 2020
| 22:03
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të takohet me Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, JosepBorrell Fontelles.
Ky takim pritet të mbahet nga ora 12:00.
Nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë thonë se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa në fund të takimit presidenti Thaçi dhe Borrell do të deklarohen për media.