Thaçi nesër ua dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës
04 shkurt 2018
| 22:45
Presidenti i vendit Hashim Thaçi këtë të hënë pret në kabinetin e tij për vizitë, ekipin olimpik që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ”PyeongChang 2018”.
Me këtë rast, bëhet e ditur, që Presidenti Thaçi në mënyrë solemne do ua dorëzojë ekipit olimpik, Flamurin e Kosovës me të cilin dhe do ta përfaqësojnë vendin në garat të cilat do të mbahen në Korenë e Jugut.